Loading…

Princi Harry shkretoi përsëri: E paralajmërova Twitter se po e mundëson grusht shtetin në SHBA

  • 11/11/2021 | 18:39

Princi Harry shkretoi përsëri: E paralajmërova Twitter se po e mundëson grusht shtetin në SHBA

Duka i Sussex Harry Windsor, që po fliste në një panel të emëruar “Interneti si jë makina e rrenave” i tregoi publikut online një tregim se si ja kishte prerë mendja se diçka si trazirat e 6 janarit mund të ndodhnin për shkak të ndikimit të mediave sociale ndaj qytetarëve amerikanë, transmeton Gazeta Metro.


Jo për herë të parë Harry hyri lakrave në Amerikë ku po qëndron duke ndërhyrë dhe irrituar shtetasit amerikanë, mes të cilëve ka që tallen se Princi po jua kujton shpesh se sa mirë kanë vepruar që u ndanë nga Britania.

Harry tregoi gjatë forumit si ai dhe drejtori i rrjetit social Twitter Jack Dorsey kishin komunikim mes vete përmes email ku sipas dukës ai e kishte paralajmëruar atë para 6 janarit – një ditë para 6 janarit – se platforma e tij po mundësonte nisjen e një grusht shteti.

“Jack dhe unë i dërgonim e-mail njëri tjetrit para 6 janarit ku unë e paralajmërova atë se platforma e tij po mundësonte nisjen e një grusht shteti” tha duka. “Atë e-mail ja kam dërguar një ditë para se të ndodhte dhe nuk ka dëgjuar gjë më nga ai”.

Ai i përshkroi dezinformatat si “një krizë globale humanitare” dhe i fajësoi platformat e mediave sociale për përhapje të rrenave.

Harry e lidhi ngjarjen e 6 janarit me vdekjen e nënës së tij Princeshës Diana duke thënë se “unë e di atë tregim shumë mirë. Unë humba nënën nga kjo përçartje e manipuluar, dhe natyrisht jam i përkushtuar mos të lejoj që mos të humb nënën e fëmijëve të mi njejtë”.

Siç pritej Harry ceku ato media që të gjithë prisnin se do t’i përmendte, ato konservatore si Fox News dhe të dyshuarin në detyrë pronarin Rupert Murdoch. Ai vlerësoi se kjo nuk është vetëm problem i ‘mediave sociale’ por edhe problem me media.

Nuk është hera e parë që fisniku britanik shfaq përçmim për fjalën e lirë që kushtetuta ju garanton amerikanëve. Në muajin maj ai kishte hyrë lakrave kur gjeti të tallë pikërisht amendamentin e parë, lirinë e fjalës.

“Kam shumë për të thënë për amendamentin e parë ashtu disi siç e kuptoj unë, por është i çmendur. Gjithmonë mund të gjendet një mënyrë të keqpërdoret ajo që nuk thuhet para se të ruhet ajo që mund të thuhet.”

Kongresmeni nga Texas, Dan Crenshaw, kishte folur për shumë amerikanë që nuk kanë fort durim për këtë fisnik të lazdruar që jeton e përfiton nga SHBA kur shkroi se komentet e Harry gjithmonë ja dyfishojnë “mysafirët në ahengun e tij për ditën e pavarësisë së SHBA’së”.

Princi Harry ishte dhe mbetet mjaft i popullarizuar dhe respektuar tek britanikët për shkak të shërbimit të tij si pilot helikopterësh luftarak në frontin e Afganistanit me nder dhe përkushtim. Megjithatë,  popullariteti i tij ka pësuar goditje të madhe në Britani pas largimit dhe atë që e panë si poshtërim i familjes mbretërore britanike në intervistën e famshme me Oprah Winfrey ku u hodhën edhe akuza për racizëm ndaj familjes. Ajo intervistë ju solli miliona çiftit dhe Oprah.

Qëndrimi dhe paraqitja e çiftit Sussex në media si viktima të një jete të ndrydhur në oborrin mbretëror britanik irritoi fort britanikët që s’po e pranojnë se këta fisnikë të privilegjuar mund të kenë bazë për ankesa. Nuk i ndihmoi as Harry e as Meghan që nisën të qahen në media në kohën kur gjyshi i tij dhe bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeth II ishte i sëmurë, dh jo shumë kohë pas skandalit vdiq. Mbretëresha Elisabeth është shumë më shumë e popullarizuar se të dy kuptohet dhe dhembshuria për trishtimin  saj u përkthye në zemërim ndaj Harry dhe Meghan. Familja mbretërore asnjëherë nuk ka reaguar me nguti dhe si gjithmonë me maturi ka mbështetur tani brendin që janë Sussex.

Një reagim ishte i ashpër dhe jashtëzakonisht jashtë protokolli, ai i vëllait të madh të Harry, Princit William, që e trashëgon fronin pas të atit, Charles. Ai fort i zemëruar i kishte thënë mediave një ditë pas intervistës së famshme se “aspak nuk jemi familje racistësh” dhe shihej gruaja Kate ishte e mërzitur për këtë shkarje nga protokolli.

Harry dhe Meghan janë akuzuar hapur në Angli, më shumë Meghan, se po keqpërdorin fisnikërinë e tyre për biznes në Hollywood, duke bërë kapital nga shitja e ndikimit të tyre si fisnik Sussex./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë