Loading…

“Princi i Bel air-it” mbushi 52 vjeç

  • 29/09/2020 | 21:50

“Princi i Bel air-it” mbushi 52 vjeç

Kremtimi i kësaj ditëlindjeje vjen në një kohë të vështirë për të dhe jetën bashkëshortore, sidomos pas intervistës bombë të së shoqes, Jada që pohoi se e kishte pasur një lidhje me reperin August Alsina.


Alsinën, 21 vjet më të vogël se ajo, e kishin ftuar si mik, në kohën kur çifti jetojnë si i ndarë në vilën e tyre. Nuk është hera e parë që çifti përballej me çështjet e tradhtisë.

Megjithëse asnjëherë Willi nuk e ka pohuar, u përfol gjatë për një lidhje të mundshme mes tij dhe aktores Margot Robins, flirt i lindur sipas disa zërave gjatë xhirimeve të filmit “Suicide Squad”, ku të dy ishin protagonistë. Ndoshta për këtë e kishte fjalën Jada Pinkett Smith, ndërsa iu përgjigj publikut në lidhje me faktin nëse i shoqi e kishte tradhëtuar ndonjëherë: “Nuk e di nëse bashkëshorti im më ka qëndruar besnik, por di, që gjatë martesës tonë, kanë qenë dhe tradhti të tjera të zemrës, të cilat mund të kenë qenë më të forta se sa çdo raport fizik.”Megjithatë çifti ka kuptuar se nuk mund të qëndrojë kurrsesi i ndarë.

Will ka shkruar në Facebook se për të shpëtuar martesën dhe për të shmangur një divorc të mundshëm, ai dhe Jada i janë drejtuar një eksperti në marrëdhëniet martesore duke caktuar kështu rregulla të tjera, për të vendosur baza të një marrëdhënie krejtësisht të re.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë