Loading…

Princi Leka dhe bashkëshortja Elia Zaharia Zogu urojnë Krishtlindjet

  • 24/12/2021 | 16:37

Princi Leka dhe bashkëshortja Elia Zaharia Zogu urojnë Krishtlindjet

Aktorja Elia Zaharia dhe Princi Leka Zogu i dytë kanë uruar Krishtlindjet për të gjithë shqiptarët.


Ata kanë bërë urimin për festat, duke postuar një fotografi nga familja e tyre. Elia, Princi dhe vajza e tyre Geraldina pozojnë para pemës  duke u uruar kështu Krishtlindjet gjithë besimtarëve dhe duke dhuruar një kartolinë të ëmbël familjarë në prag festash së fundvitit.

“Të dashur besimtarë të krishterë, ju urojmë Gëzuar Krishtlindjen! Ashtu siç lindi Jezusi i Nazaretit duke ndryshuar botën përgjithmonë, ashtu uroj që çdo ditë nga zemra juaj të lindë e burojë veç mirësi, gjurma e Zotit që ndryshon jetët tona përgjithmonë. Ylli polar për tek Ai është vetëm dashuria miq, ndaj doni pa kushte🎄❤️ Zoti është dashuria brenda nesh🙏🏻”shkruan Elia Zaharia Zogu në postimin e saj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë