Loading…

Prindërit e Astrit Deharit në Prokurori, për të marrë kopjen e raportit të ekspertizës së djalit të tyre

  • 18/10/2019 | 15:28

Prindërit e Astrit Deharit në Prokurori, për të marrë kopjen e raportit të ekspertizës së djalit të tyre

Pasi u deklaruan se duan një kopje të raportit që u kthye nga Zvicrra për vdekjen e djalit të tyre, sot prindërit e Astrit Deharit kanë shkuar në Prokurorinë Themelore në Prizren për ta marrë atë, shkruan Gazeta Metro.


Prindërit e Astrit Deharit, kanë arritur në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, për të marrë raportin e Institutit zviceran në lidhje me vdekjen e djalit të tyre në burg para 3 vjetësh, raporton KTV.

Kujtojmë se dje, raporti që zbardh detaje për mënyrën e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, u konfirmua se ka ardhur në Kosovë. Sipas autoriteteve, raporti ka arritur ditën e mërkurë, por pritet të përkthehet në gjuhën shqipe.

Dje kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka mbajtur një konferencë për media përmes së cilës ka njoftuar se Ambasada e Zvicrës ua ka dorëzuar këtë raport. Shala e ka prezantuar para gazetarëve një zarf, i cili ishte i mbyllur.

Ka thënë se përmbajtjen e tij nuk e di, pasi që ai zarf do t’i dorëzohet prokurorit të rastit, i cili do ta trajtojë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë