Loading…
Prindërit nuk kishin dëgjuar këshillën e mjekut: Policia amerikane futet me forcë në një shtëpi për ta nxjerrë dyvjeçarin
  • 28/03/2019 | 16:55

Prindërit nuk kishin dëgjuar këshillën e mjekut: Policia amerikane futet me forcë në një shtëpi për ta nxjerrë dyvjeçarin

Një video e publikuar në internet shfaq momentin kur policia në Arizona të SHBA-ve, futet me forcë në një shtëpi për ta nxjerrë një djalë të vogël të pa vaksionuar i cili kishte temperaturë të lartë.

Në video shihen policët e departamentit Chandler duke thyer derën e shtëpisë të armatosur deri në dhëmbë, dhe mbanin në duar mburoja derisa po futeshin nga frika se mund të hasin në rezistencë.

Zëdhënësi i policisë ka njoftuar se ishin futur në shtëpi për ta nxjerrë dyvjeçarin, pasi mjeku i kishte raportuar prindërit në Departamentin e Sigurisë së Fëmijëve të Shtetit (DSC).

Mjeku ishte brengosur për vogëlushin pasi mendonte se vuan nga meningjiti dhe se ishte prekur nga infeksioni në sistemin respirator. E siç raporton ABC 15, mjeku kishte informuar Departamentin e Sigurisë së Fëmijëve, duke u thënë se fëmija nuk ishte vaksionuar kur prindërit e tij e sollën për kontroll dhe me temperaturë 40.

Ai i kishte këshilluar prindërit që vogëlushin ta dërgojnë në emergjencë, megjithatë ata nuk e kishin dëgjuar këshillën e tij. Dhe kur e zbuloi se prindërit nuk e kishin ndjekur këshillën e tij, kishte telefonuar Departamentin e Sigurisë së Fëmijëve. Ata kishin kërkuar asistencën e policisë për ta nxjerrë nga shtëpia vogëlushin.

Sipas ABC, babai i vogëlushit kishte refuzuar t’i lejoj policët të futen brenda, por pasi siguruan vendimin e gjykatës u rikthyen duke u futu me dhunë. E në pamjet e publikuara më poshtë shihen policët duke u futur në shtëpi. Ata pasi u siguruan se nuk kërcënohen nga dikush morën vogëlushin dhe dy motrat e tij që moshës 4 dhe 6-vjeçare.

Ata menjëherë ishin dërguar në spital për tretman, kurse prindërit nuk janë arrestuar edhe pse autoritetet kanë njoftuar se janë duke vazhduar hetimet

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë