Loading…

Prishet ashensori: Minatorët e Trepçës janë ngujuar që nga mbrëmë në minierë

  • 17/06/2021 | 10:14

Prishet ashensori: Minatorët e Trepçës janë ngujuar që nga mbrëmë në minierë

Ndërrimi i dytë në minierën e Trepçës e përfundon orarin e punës në ora 22:00 ndërsa nga porta dalin në ora 22:30. Mirëpo mbrëmë minatorët e këtij ndërrimi kanë mbetur të ngujuar më gjat.


Gazeta merr vesh nga burimet brenda minierës se punëtorët kanë mbetur të ngujuar deri në orët e mëngjesit.
Sipas informacioneve, kjo ka ndodhur për shkak të prishjes së ashensorit i cili është i destinuar për barjten e minatorëve.

“Jepi zë” merr vesh se dalja e punëtorëve nga minera është bërë përmes skipit, i destinuar për bartjen e materialit.
Redaksia e Jepi zë ka kontaktuar me kujdestarin e minierës së Trepçës, i cili e konfirmon prishjen dhe daljen e minatorëve nga rruga ku nxirren xehet.

“Po është prishur, e ende është e prishur. Defekt me rrymë, që është normale. Minatorët kanë dalë prej një koshi tjetër të xehes”, thotë kujdestari.

“Jepi zë” merr vesh se koshi i xeheve mund të zë vetëm 3 minatorë, dhe bartja e tyre ka zgjatur me orë të tëra.
Nxjerrja e minatorëve nga kjo rrugë, siç merr vesh gazeta, ka zgjatur deri pas orës 02:00 të mëngjesit.

Duhet theksuar se lifti që nxjerr minatorët ka shpesh defekte. E kjo, sipas minatorëve, sjell rrezik të pasi mund të ndodh bllokimi në kohën kur minatorët janë duke lëvizur ose të ndalet në mes të horizonteve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë