Loading…

Prishet moti, sot pritet shi e breshër

  • 13/08/2022 | 07:54

Prishet moti, sot pritet shi e breshër

Sot  në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje e rrebeshe lokale shiu. Pasdite pritet të ketë edhe shtrëngata lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Temperatura maksimale pritet të arrijë vetëm deri në 24 gradë Celsius.


Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës nesër pritet të mbajë mot me intervale të shkurtra kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të shtrëngatave lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në tërë rajonin herë pas here priten rrebeshe lokalisht të fuqishme dhe ka gjasa edhe për ndonjë shtrëngatë të fuqishme lokale.

Edhe të dielën na pret mot kryesisht i vranët, por edhe me mundësi për intervale kohore me diell. Herë pas here priten reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në bregdet më shumë intervale kohore me diell.

Të hënën stabilizim i motit. Priten më shumë rreze diellore dhe mundësi të pakta për ndonjë rrebesh të izoluar shiu. Temperaturat do të fillojnë të ngriten.

Të martën më nxehtë, por me mundësi për destabilizim të motit pasdite, ndërsa nga e mërkura na pret mot kryesisht stabil dhe me rritje të theksuara të temperaturave./MeteoBallkan

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë