Loading…

Prishet uniteti i Listës Serbe

  • 20/12/2016 | 08:02

Prishet uniteti i Listës Serbe

Shkarkimi i ministrit Ljubomir Mariq ka prishur unitetin brenda përfaqësuesve serbë, të cilët deri më tani kanë vepruar të bashkuar rreth Listës Serbe.

Mariqi është shkarkuar pas shoqërimit që i bëri Marko Gjuriqit gjatë hyrjes ilegale në Kosovë.

Pavarësisht thirrjeve të bashkëkombësve të vet, Mirjana Jevtiq të martën ka nisur punën në krye dikasterit të Pushtetit Lokal, shkruan sot Koha Ditore.

Ky veprim ka irrituar Listën Serbe, e cila përmes Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka paralajmëruar se kjo nuk do të kalojë pa pasoja.

Edhe pse veprojnë në kuadër të Listës Serbe, dy rrymat politike ekzistojnë brenda saj – njëra me shefin e tashëm të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, dhe tjetra me ish-përfaqësuesin e Serbisë në Kosovë, Aleksandar Vulin. Mediet serbe kanë raportuar se Jevtiq vjen pikërisht nga radhët e Partisë së Vulinit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë