Në Beograd të hënën mbrëma janë mbajtur protestat e qytetarëve të pakënaqur me rezultate të zgjedhjeve presidenciale.
Në faqen e Facebook’ut “Studentët për të vërtetën” u paraqit video xhirimi nga afërsia e murit montazh të rrënuar, në të cilin shihet se si studentët para Kuvendit serb e shkatërrojnë të ashtuquajturin “murin e vajit”, gjegjësisht pëlhurën me fotografi dhe listat serbëve të vrarë në Kosovë gjatë bombardimeve të NATO’s, përcjellë gazetametro.net.
Disa demonstratë i janë afruar murit, e lëvizën rrethojën dhe e tërhoqën transparentin i cili ishte i varur dhe kështu e shkatërruan atë që serbët e quajnë “muri i vajit”.
Më pas ata e vazhduan rrugën. /gazetametro.net