Loading…

Prishtina barazon në miqësoren me skuadrën nga Ukraina

  • 26/01/2020 | 17:32

Prishtina barazon në miqësoren me skuadrën nga Ukraina

Skuadra e Prishtinës sot ka zhvilluar ndeshjen e dytë testuese në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, transmeton Gazeta Metro.


Pas fitores 5-0 ndaj skuadrës bullgare, Arda, Prishtina sot nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Kolosit.

Ndeshja e zhvilluar në Turqi ka përfunduar me rezultatin 1-1. Smirnjin shënoi për skuadrën nga Ukraina, kurse golin e barazimi ia dhuroi Cuckoo me një autogol.

Përndryshe ishte shumë ndeshje e fortë fizike dhe shpesh me ndërhyrje mjaft të ashpra, çka pësoi edhe Ardit Hila, i cili lëndoi krahun dhe rikthimi i tij pritet pas ca ditëve, njofton faqja zyrtare e FC Prishtinës.

Megjithëse pjesa e parë solli dy gola, nuk kishte pothuajse asnjë rast tjetër shënimi.

Pjesa e dytë u dominua më shumë nga prishtinasit duke e atakuar portën më shumë (6 tentime), por edhe ukrainasët patën dy tentime, njërën shpëtoi portieri Haxho.

Pas dy ditësh, më 28 janar, Prishtina ndeshet me anëtarin e kategorisë së dytë ruse, Chertanovo. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë