“Grafitet” nga Mehmet Kraja, me regji të Fadil Hysajt, vjen në Teatrin Kombëtar, me 3 dhe 4 mars në ora 20:00
“Graftet” sjell Prishtinën e pasluftës ku entusiazmi i ardhjes së lirisë ngulfatet shpejt nga zhgënjimi dhe frika që sjellin profiterë e matrapazë të luftës dhe politikës. E keqja është se kjo po vazhdon ende…
Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Çun Lajçi, Bislim Muçaj, Sheqerie Buçaj, Drita Krasniqi, Ylber Bardhi, Armend Smajli, Armend Baloku, Shpejtim Kastrati, Adhurim Demi. /gazetametro.net