Loading…

Prishtina fillon përgatitjet për sezonin e ri: Një brazilian, jugkorean dhe shqiptar do të sprovohen nga nesër

  • 14/07/2019 | 15:22

Prishtina fillon përgatitjet për sezonin e ri: Një brazilian, jugkorean dhe shqiptar do të sprovohen nga nesër

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar se nga dita e nesërme(e henë) do të fillojnë me fazën përgatitore për sezonin e ri të kampionatit 2019/20, transmeton Gazeta Metro.


Pas eliminimit nga Liga e Evropës dhe dhjetë ditëve pushim, Prishtina të henën fillon me përgatitjet për stinorin e ri.

Nënkampioni i Kosovës ka njoftuar se skuadra nuk do të jetë tërësisht e kompletuar deri të martën apo të mërkurën, pasi që disa nga futbollistët janë me pushime jashtë vendit.

Gjithashtu kryeqytetasit kanë bërë të ditur se në prova do të vijnë tre futbollistë. Te Prishtina do të sprovohet një brazilian, një jugkorean dhe një shqiptar nga Kroacia, ish-anëtari i kategorive të reja të Osijekut në Kroaci, mbrojtës i majtë, Adem Jahaj.

Ndërsa, si futbollist i ri i skuadrës do të prezantohet ish-futbollisti i deritanishëm i Vëllaznimit, anëtari i grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës, futbollisti 18 vjeç i disa pozitave mbrojtëse, Arti Maloku./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë