Loading…

Prishtina huazon dy futbollistët e rinj te skuadrat e Ligës së Parë

  • 13/08/2019 | 21:47

Prishtina huazon dy futbollistët e rinj te skuadrat e Ligës së Parë

Dy futbollistë e rinj të Prishtinës janë huazuar te Dardana dhe 2 Korriku në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, FC Prishtina ka njoftuar se Laurit Behluli është huazuar te Dardana, kurse Lis Ahmet te 2 Korriku.

Të dy këto skuadra janë pjesë e Ligës së Parë dhe futbollistët janë të huazuar vetëm për një vit.

“FC Prishtina ka huazuar dy futbollistët të rinj të skuadrës, të cilit për një vit do të jenë të huazuar në Ligën e parë. Portieri Laurit Behluli huazohet në skuadrën e trajnerit, ish-futbollistit të Prishtinës, Erdin Hashani, në Dardanë, ndërsa futbollisti i sapo promovuar në ekipin e parë nga të rinjtë e U19, Lis Ahmeti, huazohet në skuadrën e 2 Korrikut të Prishtinës” – thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë