Loading…

Prishtina i kthehet fitoreve në Superligë, e fiton derbin ndaj Feronikelit

  • 29/06/2020 | 21:00

Prishtina i kthehet fitoreve në Superligë, e fiton derbin ndaj Feronikelit

Pas barazimit në ndeshjen e kaluar me Llapin, skuadra e Prishtinës ka arritur që t’i kthehet fitoreve në Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 27’të në kampionatin kosovar, kryeqytetasit kanë shënuar fitore ndaj Feronikelit.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ka përfunduar me rezultatin 3-1. Otto John, Gauthier Mankenda dhe Ahmed Januzi shënuan golat e fitores për vendasit, teksa për mysafirët golin e vetëm e shënoi Albert Dabiqaj.

Prishtina tani ka 54 pikë dhe renditet në pozitën e dytë, me katër pikë më pak se skuadra lidere e Superligës, Drita.

Kurse, kampioni në fuqi, Feronikeli, mbetet me 44 pikë dhe renditet në pozitën e tretë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
m[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë