Loading…

Prishtina i thotë ‘jo’ Draft Statutit ‘skandaloz’ të FFK’së

  • 25/01/2023 | 11:05

Prishtina i thotë ‘jo’ Draft Statutit ‘skandaloz’ të FFK’së

Draft Statutin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) i cili pritet të jetë në rend dite në Kuvendin e jashtëzakonshëm të premten pas Dritës dhe Gjakovës nuk do ta votojë as klubi i Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.


Burime të Gazeta Metro brenda klubit kanë thënë se ”sot gjatë ditës pritet të dalim me një komunikatë zyrtare, mirëpo përgjigja është jo, nuk do ta votojmë”.

Mbrëmë përmes një komunikate për media Drita dhe Gjakova njoftuan se ky proces ka shkelje serioze të procedurave Statutare dhe ligjore të cilat janë evidentuar nga juristët e tyre dhe u bënë thirrje delegatëve që të jenë të vetëdijshëm se çka do të votojnë.

Të dyja klubet kanë përpiluar nëntë pika, që sipas tyre paraqesin shkelje.

”Duam që përmes kësaj komunikate të njoftojmë gjithë komunitetin futbolldashës se ky proces ka shkelje serioze të procedurave Statutare dhe ligjore të cila janë evidentuar nga avokati e klubit tonë andaj ju ftoj që të jeni të vetëdijshëm se qka do të votoni,” thuhet në njoftimin e të dyja skuadrave.

Në anën tjetër, ish-sekretari i përgjithshëm i FFK’së, Eroll Salihu, në një prononcim për Gazeta Metro kishte thënë se draft-statuti i FFK’së që do të votohet më 27 janar në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të thirrur nga FFK’ja është mashtrimi më i madh që po dëshiron t’i bëhet futbollit kosovar.

Duhet theksuar gjithashtu se tash e disa javë FFK’ja ashtu si edhe shumë federata të tjera është në proces të licencimit nga Komisioni Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive.

Nga një moslicencim i mundshëm i FFK’së siç dihet më së shumti penalizohen klubet të cilat pastaj nuk mund të përfitojnë nga Ligji i Sponsorizimit.

Komisioni kishte vlerësuar se lista e kushteve që nuk i ka plotësuar FFK’ja është shumë e gjatë, ku ndër të tjera mungojnë edhe dëshmitë gjyqësore që i kërkojnë ata. /gazetametro.net

Draft-Statuti i FFK’së, Salihu: Ky është mashtrimi më i madh, delegatët po konsiderohen ‘budallenj’

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë