Loading…

Prishtina, kryeqyteti i festivaleve (Foto)

  • Nga

  • 08/02/2017 | 18:16

Prishtina, kryeqyteti i festivaleve (Foto)

Prishtina është qyteti më i madh në Kosovë, njëkohësisht edhe kryeqyteti ynë, i cili është i pasur mjaft shumë me festivale kulturore.


Në Prishtinë gjithashtu gjendet edhe  edhe instituti i Operës dhe Filharmonisë së Kosovës, i cili mirëpret edhe shumë solistë të huaj, të përformojnë pranë publikut kosovar.

Gazetametro.net ka bërë një listë të festivaleve kulturore që e bëjnë Prishtinën të madhe, jo vetëm si kryeqendra e Kosovës, por edhe si kryeqyteti i festivaleve.

Remusica

20150525121158854

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Bashkëkohore, është një ngjarje e përvitshme që ka për qëllim të prezentojë dhe promovojë audiencës lokale zhvillimet në muzikën bashkëkohore në skenën ndërkombëtare dhe lokale. Festivali prezenton muzikën bashkëkohore përmes performancave që paraqesin tendencat e ndryshme stilistike prej shekullit të 20-të e deri të atyre në ditët e sotme.

Skena UP

maxresdefault-1-1
Skena Up është festival ndërkombëtar i studentëve të filmit dhe teatrit, që mbahet çdo vit nga tetori i vitit 2003 në Prishtinë. Themeluar nga një grup studentësh dhe artistësh të rinj, Skena UP është krijuar si një platformë për garim të filmave dhe shfaqjeve të studentëve, që e bën këtë festival të rrallë. Me anë të shfaqjeve teatrale, filmike, punëtorive, diskutimeve, debateve dhe prezencës së yjeve, Skena UP ka për qëllim të krijojë një forum të përshtatshëm për prezentimin e punëve studentore ku artistët takojnë publikun dhe marrin opinionin e tij.

Freedom Festival

festivals_seadance_001-1442129913
Freedom Festival apo Festivali i Lirisë është festival i përvitshëm që mbahet në Prishtinë në përkujtim të çlirimit të Kosovës nga trupat e NATO-s në vitin 1999. Freedom Fest është i vetmi festival i muzikës globale në Kosovë. Shumë artistë të famshëm ndërkombëtar kanë performuar në Freedom. Kjo ngjarje kulturore dy ditëshe, që zakonisht mbahet me 12 dhe 13 qershor organizohet nga Radio Urban FM.

Prishtina Jazz Festival

maxresdefault
Prishtina Jazz Festival, i vlerësuar si një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë, ka arritur të sjellë artistë të rëndsishëm dhe të famshëm botëror, ka arritur! të stimulojë zhvillimin dhe ngritjen e jazz skenës kosovare duke organizuar paraqitje tejet kualitative të artistëve kosovar, ka arritur që të krijoj mardhënie dhe bashkëpunim me artistë, asociasione dhe festivale botërore, dhe, ka arritur që të jetë pjesë e rrjetit të jazz festivaleve evropiane e së shpejti edhe pjesë e rrjetit të jazz festivaleve botërore.Emra të mëdhenj botëror si Tom Kennedy, Uri Caine, Reggie Washington, Giulio Martino, Willard Dyson, Nicole Henry, Bill Carrothers, Bob Albanese, Miles Griffith, Christopher Jennings, Hans-Joachim Roedelius, Robin Verheyen, Aki Rissanen, Peppe La Pussata, Tim Story, Francesco D’Errico, Yiotis Kiourtisoglou etj kanë peformuar në festivalin e përvitshëm.

VideoFest

download
Festivali është në lidhje me video-klipet që muzikantët të ndryshme dhe artistë kanë  krijua. VideoFest ka për qëllim të promovojë dhe të stimuluar prodhimet krijimtarisë shqiptare. Juria e bën përzgjedhjen e më të mirë të video-klipeve në gjini të ndryshme, dhe video-klipin m♪ të mirë.

PriFilmFest

20160504025112710
Festivali i filmit në Prishtinë, është një festival i filmit mbahet çdo vit në Prishtinë, Kosovë, që ekranet prodhimet e shquar e kinemasë ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, dhe tërheq vëmendjen për industrinë e filmit kosovar.  Festivali i filmit në Prishtinë kërkon të sjellë më të mirë të kinemasë botërore në Prishtinë dhe Kosovë, dhe për të promovuar më të mirë të filmit kosovar për audiencën ndërkombëtare.

BeerFest

beerfest-foto2
BeerFest Kosova është festivali i parë i birrës që organizohet në Kosovë. Kjo ngjarje ka karakter promocional dhe argëtues, me ç’rast brende të ndryshme të birrave marrin pjesë me çmime promocionale dhe oferta interesante për adhuruesit e birrës.

Festivalet tjera:
Kosova InFest
DamFestival
Piano Chopin Fest ‘Prishtina’
Java e muzikës Jazz Turk /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë