Loading…

Prishtina me një këmbë në finale, fitore e bindshme në ndeshjen e parë ndaj Drenicës

  • 02/06/2020 | 19:58

Prishtina me një këmbë në finale, fitore e bindshme në ndeshjen e parë ndaj Drenicës

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Drenicës në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Rifillimi i futbollit kosovar pas pauzës prej afro tre muajve u shënua sot me ndeshjen e parë gjysmëfinale mes Prishtinës e Drenicës.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ka përfunduar me rezultatin 3-0, me dy gola të shënuar nga Ahmed Januz dhe një nga Meriton Korenica.

Vlen të theksohet se Drenica kishte një rast të mirë shënimi në minutën e 88’të, por nga pika e bardhë nuk u tregua i saktë Hasan Hyseni.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit zhvillohet më 17 qershor në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skënderaj. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë