Loading…

Prishtina merr një lajm të mirë para ndeshjes me Gjilanin

  • 07/07/2020 | 23:12

Prishtina merr një lajm të mirë para ndeshjes me Gjilanin

Skuadra e Prishtinës është kompletuar me rikthimin e 5 futbollistëve të cilët munguan në ndeshjet e fundit dhe ky padyshim që është një lajm i mirë para ndeshjes me Gjilanin, transmeton Gazeta Metro.


Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen nga tri ndeshje në kuadër të javës së 29’të në Superligën e Kosovës.

Vëmendja kryesore e kësaj jave do jetë në Gjilani, aty ku do të takohen dy pretendët për titull, Gjilani dhe Prishtina.

Para kësaj ndeshje, kryeqytetasve iu janë kthyer në stërvitje të plota Leonit Abazi, Diar Miftaraj e Ergyn Ahmeti, teksa u janë kthyer nga suspendimet edhe Leotrim Bekteshi e Lorik Boshnjaku.

Ndryshe, ndeshja mes Gjilanit dhe Prishtinë zhvillohet me fillim prej orës 17:00. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë