Loading…

Prishtina nis vlerësimin e gjendjes së banimit të familjeve në nevojë

  • 20/12/2016 | 08:42

Prishtina nis vlerësimin e gjendjes së banimit të familjeve në nevojë

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Komisioni i përzgjedhur, fillon me procedurën e vlerësimit të gjendjes së banimit të familjeve, sipas dokumenteve ekzistuese  në lëndët e tyre.

Për këtë proces kanë aplikuar 328 familje në nevojë nga të cilat do të zgjidhen 50 familje përfituese me kushtet më të rënda ekonomiko-sociale bazuar në kriteret e paracaktuara në bazë të Ligjit.

Pas përfundimit të fazës së parë, Komisioni do të vazhdojë me verifikimin e të dhënave të aplikuesve në terren me qëllim të përcaktimit të gjendjes në mënyrë sa më reale, me qëllim që procesi i vlerësimit të jetë sa më i saktë, i drejtë dhe transparent.

Gjatë gjithë procesit do të vazhdojmë të bëjmë thirrje publike që sa më shumë vëzhgues të jenë prezent, në mënyrë që të sigurohet transparenca e këtij procesi.

Vëzhgimi juaj gjatë këtij procesi të vlerësimit është i një rëndësie të veçantë sepse do të na ndihmojë në evitimin e çfarërdo mundësie të ndonjë lëshimi, sado i vogël që të jetë ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë