Loading…

Prishtina nuk është dashur të befasohet nga bora

  • 29/11/2016 | 11:07

Prishtina nuk është dashur të befasohet nga bora

Që prej orëve të hershme të mëngjesit janë raportuar bllokime në rrugët e kryeqytetit dhe aksidente për shkak të reshjeve të borës.

Me shkas këto probleme në komunikacionin e kryeqytetit ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, duke i bërë kërkesë komunës së Prishtinës  që të ndërmarrë masa të menjëhershme në mënyrë që të normalizohet qarkullimi i automjeteve dhe njerëzve, poashtu edhe të thërret në përgjegjësi kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve në kushte dimërore.

Aty thuhet se bora e parë që ra në Prishtinë, ndonëse ishte me sasi të vogla, e zuri në “befasi” komunën e Prishtinës e cila u tregua e papërgatitur për të siguruar një trafik normal në mëngjesin e sotëm.

“Nga temperaturat e ulëta, era e ftohtë edhe kjo sasi simbolike e borës ua vështirësoi qarkullimin shumë automjeteve, kamionëve, autobusëve, taksive por edhe këmbësorëve duke shkaktuar shumë tollovi në lagjen Kodra e Trimave, Veterrnik, Rruga B përkatësisht rrugën “Enver Maloku”, lagja e Vreshtave, të Kolovicës, lagjen e Spitalit sikur edhe në Arbëri. Shtresa e hollë e akullit mbi të cilën kompanitë e kontraktuara nga komuna e Prishtinës nuk kishin hedhur krip apo rërë, shkaktuan një kaos në trafik duke shkaktuar vonesa të shumta në punë, në shkollë si dhe vështirësi në lëvizjen e të sëmurëve që kishin nevojë për ndihmë mjekësore”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Ky Këshill kërkon nga komuna e Prishtinës të ndërmerr masa të menjëhershme në mënyrë që të normalizohet qarkullimi i automjeteve dhe njerëzve sikur edhe të thërret në përgjegjësi kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve në kushte dimërore sikur të kërkojë përgjegjësi nga zyrtarët komunalë që nuk intervenuan me kohë dhe me mjete të nevojshme.

“Askush nuk mund të arsyetohet se ‘jemi zënë në befasi’ dhe se bora ka rënë përkundër parashikimeve tona dhe duhet të vendoset një rregull dhe një standard për mirëmbajtjen e rrugëve pavarësisht se kush do ta udhëheq komunën e Prishtinës.”, thuhet më tej në këtë reagim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë