Loading…

Prishtina nuk ka buxhet për qentë endacak, i kërkojnë Qeverisë

  • 26/01/2017 | 09:08

Prishtina nuk ka buxhet për qentë endacak, i kërkojnë Qeverisë

Ka sulme të shpeshta që qytetarët e Prishtinës përjetojnë nga qentë endacakë. Kjo është raportuar shpesh prej medieve duke shprehur shqetësimin se si qentë endacakë shfaqen thuajse në çdo rrugë, e madje edhe në sheshe të Prishtinës.


Por, përkundër thirrjeve, largimi i tyre nuk po ndodh kjo për shkakun se Komuna e Prishtinës nuk ka buxhet për këtë.

Është kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili po kërkon zgjidhje nga Qeveria.

Në takimin e së mërkurës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, Ahmeti, siç shkruan Koha Ditore ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës me urgjencë ta trajtojë problemin e qenve endacakë.

Ai ka potencuar se Komuna nuk mund të bëjë shumë rreth qenve endacakë, pasi nuk ka as kapacitete e as mjete për të parandaluar rrezikun nga ta./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë