I ashtuquajturi drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric ka thënë se barrikadat në Kosovë në prag të tubimit në Leposavic kanë treguar se Prishtina po i frikësohet unitetit dhe forcës së serbëve.
“Dikujt nuk i pëlqen fakti që Aleksanda Vucic mund të mbledh më shumë njerëz në Kosovë, se vet politikanët e atij vendi. Prandaj ata janë të frikësuar dhe janë duke u përkjekur që të parandalojnë këtë gjë” ka thënë Djuric.
Ai gjithashtu ka shtuar se serbët do t’a votojnë Aleksandar Vucic’in, si dhe do t’a votojnë forcimin e ekonomisë dhe institucioneve serbe, përcjellë gazetametro.net.
Zgjedhjet në Kosovë do të organizohen në bashkëpunim me OSBE-në, dhe se serbët duhet të shkojnë të votojnë në mënyrë që të tregojnë forcën dhe unitetin e tyre ka shtuar Djuric.
“Si nënkryetarë i SNS-së, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ta mbështesin Vucicin në zgjedhje për shkak se ajo është politika e bashkimit, ruajtjes, sovranitetit dhe forcimit të institucioneve të Serbisë. Unë besoj se 2 prilli do të jetë fitore e madhe edhe në Kosovë” tha Djuric.
I pyetur se a do të ndikojë mos vizita e Vucicit në Kosovë, në bisedimet në mes Beogradit dhe kosovës, Djuric tha se ajo çka ndodhi dje ishte vetëm njëra ndër simptomat e para të asfiksimit të serbëve. /gazetametro.net