Loading…
Prishtina qyteti më i lirë, e Zvicra shteti më i shtrenjtë
  • 12/03/2019 | 16:25

Prishtina qyteti më i lirë, e Zvicra shteti më i shtrenjtë

Tirana renditet ndër vendet me kostot më të lira të jetesës në Evropë. Nga 181 qytete të Evropës që janë listuar nga Numbeo, portali më i madh që grumbullon të dhëna mbi kostot dhe cilësinë e jetesës, Tirana renditet në vendin e 155-të.


Megjithatë kryeqyteti i Shqipërisë nuk është më i liri në rajon. Prishtina “ka rrëmbyer” vendin e parë si qyteti më i lirë i Evropës.

Ndërkohë që ndër vendet e rajonit pas Prishtinës renditet Shkupi, në vendin e 168-të, ndërsa Tirana është e treta.

Me një diferencë të ngushtë nga njëri-tjetri renditen Sarajeva (148) dhe Beogradi (147), ndërsa Podgorica është kryeqyteti më i shtrenjtë ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas Numbeos, duke u renditur në vendin e 143-të.

Për të përcaktuar indeksin e kostove të jetesës, Numbeo bazohet në 5 indekse të tjera, siç janë: indeksi i qirave, indeksi i kostove të jetesës plus qirasë, indeksi i shportës bazë, indeksi i restoranteve, indeksi i fuqisë blerëse të vendasve.

Për sa i përket indeksit të qirave, Tirana është më e shtrenjtë edhe se Sarajeva, e cila në renditjen e përgjithshme është më e kushtueshme se kryeqyteti i Shqipërisë.

Por, Tirana renditet me indeksin më të ulët në rajon për sa i përket fuqive blerëse të vendasve. Ndonëse Tirana është e lirë për të huajt që vijnë të jetojnë në Shqipëri, ajo është shumë e shtrenjtë për vendasit. Indeksi i fuqisë blerëse të vendasve është 33.8 në Tiranë, rreth 38.01 në Beograd, 40 në Shkup, 48 në Podgoricë dhe 65.9 në Prishtinë, shkruan Monitor.

Indeksi i fuqisë blerëse 33 në Tiranë do të thotë se vendasit këtu mund të blejnë rreth 70% më pak se njujorkezët me pagë mesatare. Në këtë renditje të Numbeos për kostot e jetesës është marrë si referencë kostot e jetesës në Nju-Jork (100) dhe treguesit krahasohen me këtë qytet, përcjell albinfo.ch.

Zvicra është shteti më i shtrenjtë në gjithë Evropën. Gjashtë qytete evropiane mbizotërojnë listën e Numbeos për sa i përket indeksit të kostove të jetesës 2019. Më pas renditen vendet e Evropës Veriore, si Norvegjia dhe Islanda. Kryeqyteti i Francës renditet në vendin e 14-të, ndërsa Londra në vendin e 16-të.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë