Loading…
Prishtina shënon fitore ndaj Trepçës ’89, java e fundit përcaktuese për titullin e kampionit
  • 15/05/2019 | 18:03

Prishtina shënon fitore ndaj Trepçës ’89, java e fundit përcaktuese për titullin e kampionit

Pas Feronikelit, edhe Prishtina ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, Prishtina shënoi fitore 3-0 ndaj Trepçës ’89, duke mbajtur edhe më tej gjallë shpresat për titullin kampion.

Golat e fitores për kryeqytetasit u shënuan nga Basit Khalid, Gauthier Mankenda dhe Mario Morina.

Prishtinasit tani kanë 675 pikë në pozitën e dytë, me vetëm dy pikë më pak se lideri, Feronikeli. Kurse, Trepça ’89 ndodhen në pozitën e 9-të me 39 pikë, pozitë kjo e cila mitrovicasit i dërgon në ndeshjen e barazhit.

Java e ardhshme dhe e fundit do të jetë përcaktuese për titullin kampion, ku në Drenas do të takohen Feronikeli dhe Prishtina./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë