Loading…

Prishtina triumfon në Kupën e Kosovës, mposht Gjilanin në finale

  • 05/06/2023 | 20:32

Prishtina triumfon në Kupën e Kosovës, mposht Gjilanin në finale

Prishtina e ka mbyllur sezonin me trofe, pasi sonte ia doli të fitojë trofeun e Kupës së Kosovës. Skuadra e drejtuar nga Debatik Curri mposhti Gjilanin në finale të kësaj gare.


Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin e pastër 0:2.

Pjesa e parë e kësaj sfide u përshkrua me një lojë të zbehtë nga të dy skuadrat, por krejtësisht ndryshe ishte pjesa e dytë.

Prishtinasit ia dolën të triumfojnë gjatë kësaj pjese, falë golave të shënuar nga Genc Hamiti (67’) dhe Mërgim Pefqeli (78’).

Gjilanasit ia dolën të shënojnë në minutën e 88-të, por goli i Mevlan Zekës u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje.

Ndryshe, për Prishtinën është hera e tetë në histori të klubit që e fiton Kupën e Kosovës.

Kampioni i kësaj gare e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane, por kjo nuk do të ndodhë me Prishtinën pasi ky klub nuk është licencuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë