Kuvendi Komunal i Prishtinës, sot ka votuar projektin për vendosjen e 45 kiosqeve nëpër pjesë të ndryshme të kryeqytetit.Â
Drejtori i Planifikimit të Urbanizmit paraqiti para asmableistëve planin e tyre, ku theksoi se këto qoshqe do të jenë të ndara në tri kategori: 9 metra katror, 12 dhe 18 metra kator. Gjithsej do të jenë 45 qoshqe në shërbim të qytetarëve.
Në mbledhjen e Kuvendit u parashtruan disa pyetje rreth vendojes së qoshqeve të reja, dhe rregullimit të atyre të vjetrave, dukjen dhe dizajnit të tyre, koston pastaj u paraqit edhe harta e lokacioneve.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se këto kiosqe do të jenë modele si të Vjenës, Lubjanës dhe Zagrebit.
Ndërsa, kosotroja e ndërtimit, sipas tij, do t’i takojë pronarit që e fiton të drejtën për shfrytëzim, raporton gazetametro.net.
Ndërsa drejtori i planifikimit tha se janë identifikuar shumë qoshqe të janë dëmtuar, dhe se duhet t’i mirëmbjamë por edhe janë larguar ato që nuk punojnë.
Në votim 27 ishin pro, 8 kundër dhe 0 abstenime./gazetametro.net