Loading…

Prishtina zgjohet me shi e vetëtima, këto do jenë temperaturat ditëve të ardhshme (Foto)

  • 25/07/2017 | 09:08

Prishtina zgjohet me shi e vetëtima, këto do jenë temperaturat ditëve të ardhshme (Foto)

Dita e djeshme solli vapën afrikane ku temperaturat arritën mbi 35 gradë celsius, ndërkaq sot kryeqyteti kosovar u zgjua me shi e vetëtima, e ku temperaturat kanë shënuar rënie prej 5 gradësh.


Në orën 08:00 të mëngjesit qielli i Prishtinës u kaplua nga vranësira të cilat sollën freski e më pas edhe shi. Shiu zgjati më pak se 20 minuta, shkruan gazetametro.net.

Sipas Insititutit hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat gjatë kësaj jave do të shënojnë një ulje të vazhdueshme.

Dje mbi Kosovë mbante vapë me temperatura 35 gradë, sot ato kanë zbritur në 30. Dita e nesërme do të shënojë temperatura jo më të larta se 25, ndërkohë që ditën e enjte ato do të zbresin edhe në 23 gradë celsius. E dita e premte do shënojë pak ngritje, pasi temperaturat do të mbërrijnë në 26 gradë.

Ndërkaq, vapa pritet të kthehet gjatë fundjavës, ku temperaturat do të shënojnë përsëri 30 gradë./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë