Loading…

Prishtinasi ngacmon seksualisht dy gra përmes telefonit

  • 11/11/2021 | 10:19

Prishtinasi ngacmon seksualisht dy gra përmes telefonit

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili ka ngacmuar seksualisht dy gra, përmes telefonit, dhe një tjetre ia ka keqpërdorur emrin duke marrë mbushje telefoni në emër të saj.

Rasti ka ndodhur në rrugët “Rexhep Krasniqi”, “Ndue Përlleshi” dhe “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Ngacmim seksual & nashtrim”.

“Rr. Rexhep Krasniqi, Ndue Përlleshi, Dëshmorët e Kombit, Prishtinë (NN) 2021.  Me 10.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , nën dyshimin se i njëjti përmes telefonit i ka ngacmuar seksualisht dy viktima femra kosovare ndërsa viktimës tjetër femër kosovare, duke e shfrytëzuar emrin e saj përmes telefonit ka marr transaksione-mbushje telefonike në vlera të ndryshme  nga të afërmit e saj,  si provë materiale i është sekuestruar telefoni. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është  dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë