Loading…
Prishtinë: Dy burra ushtrojnë dhunë ndaj grave të tyre
  • 26/04/2019 | 11:29

Prishtinë: Dy burra ushtrojnë dhunë ndaj grave të tyre

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona të cilët kishin ushtruar dhunë në bashkëshortet e tyre, transmeton Gazeta Metro.


Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Avdullah Pllana në Fushë Kosovë, ku pas një mosmarrëveshje burri ka sulmuar gruan e tij.

‘Rr. “Avdullah Pllana”, Fushë Kosovë 24/25.04.2019. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje ka përdorur dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktimës i është dhënë tretmani mjekësor në QMF në Fushë Kosovë. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë’, thuhet në raportin 24 orësh.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në lagjen Mati 1 në Prishtinë, ku bashkëshorti sulmoi bashkëshorten e tij të cilën e ka bërë për nevoje trajtimi në spital”.

‘Mati I, Prishtinë 25.04.2019-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dhe rrahur bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka marrë tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes,’ u tha në raport./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë