Loading…

Prishtinë: Familjarët braktisin tre fëmijë, dërgohen në strehimore

  • 14/08/2019 | 16:11

Prishtinë: Familjarët braktisin tre fëmijë, dërgohen në strehimore

Tre fëmijë të cilët janë gjetur sot pa përkujdesje të prindërve, janë dërguar në strehimore për të jetuar, shkruan Gazeta Metro.


Prokuroria Themelore e Prishtinës ka pranuar një telefonatë nga Policia e Kosovës-Stacioni Qendër, të cilët e kanë njoftuar Prokurorinë se tre fëmijë janë gjetur pa përkujdesje të prindërve.

Me këtë rast Policia ka kërkuar që të marr një autorizim nga ky institucion që fëmijët të dërgohen në një strehimore.

Lajmin e ka bërë të ditur, Laureta Ulaj, Zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinë.

“Dje e kemi pranuar një telefonatë prej policisë qendra, të cilët kanë njoftuar që tre fëmijë nuk janë në përkujdesje të prindit. Ata kanë kërku autorizim nga prokurori që fëmijët me të dërgohen në strehimore”, thuhet në komunikatë.

Ulaj tutje shtoi se Prokuroria është në pritje të kallëzimit penal nga Policia, dhe se fëmijët tani janë në përkujdesje të mirë në një strehimore.

“Prokuroria po pret kallëzim penal nga policia e cila i mbledh , përmbledhin rastin edhe ia dorëzojnë prokurorit, e prokurori i zhvillon hetime, pse kanë mbet pa përkujdesje, edhe merr vendim. Fëmijët tash janë në përkujdesje të mirë në një strehimore”, thuhet në njoftim./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë