Inspektorët e Rendit Komunal, kanë ndërmarrë një aksion për konfiskimin e mallrave të ekspozuara në hapsirat publike dhe në sheshin kryesor të kryeqytetit.
Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se aksione të ngjashme do të ndërmerrn në vazhdimësi, për aryse që të menaxhohet sa më mirë hapsira publike, dhe të mos lejohet keqpërdorimi i saj.
“Drejtoria e Inspekcionit i’u bën thirrje bizneseve që para se të shfrytëzojnë hapsirën publike të paisjen me dokumetacionet përkatësë”, thuhet në komunikatë.
Tutje, Komuna ka dërguar mesazh për bizneset se ata që nuk pajisen me dokumentacionin e nevojshëm, do të përballen me gjoba dhe konfiskim të mallrave nga inspektorët kompetent. /gazetametro.net
.