Loading…

Prishtinë: Shoferi vozit me shpejtësi mbi 110 km/h rrugës për Gërmi

  • 03/11/2021 | 18:41

Prishtinë: Shoferi vozit me shpejtësi mbi 110 km/h rrugës për Gërmi

Një shofer në Prishtinë ka shkelur rregullat e komunikacionit duke vozitur me shpejtësi të madhe në rrugën që çon në Parkun e Gërmisë.

Video është publikuar nga “Vrojtuesit e lagjes”, të cilët në vazhdimësi raportojnë për parregullsitë që bëhen në Prishtinë.

Në video shihet se shoferi vozit me shpejtësi e cila nuk lejohet në atë rrugë, teksa ka rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Policia e Kosovës së fundmi ka nisur me shqiptimin e gjobave bazuar edhe në dëshmitë që siguron nga qytetarët për shkeljen e rregullave në trafik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë