Loading…

Pritet anëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë

  • 08/11/2016 | 13:04

Pritet anëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë

Kosova është e përgatitur për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) është në fazën e konsultimeve me të gjitha institucionet relevante, në vend si dhe me partnerë ndërkombëtarë dhe në momentin më të përshtatshëm do ta adresojë kërkesën për anëtarësim të OBT.

OBT

Lulzim Krasniqi, shef i kabinetit të ministres Hykmete Bajrami, ka deklaruar se “MTI-ja ka përgatitur planin e veprimit që do të shërbejë si dokument orientues dhe koordinues për institucionet e Kosovës lidhur me hapat që duhet të ndërmarrin gjatë dhe pas procesit të anëtarësimit në organizatën Botërore të Tregtisë (OBT)”, ka thënë ai.

Sipas ekspertëve vendorë anëtarësimi në OBT do të ketë ndikim pozitiv në ndryshimin e imazhit të Kosovës në botë për tregti dhe ekonomi.

Sipas të dhënave të OBT-së çdo shtet apo territor doganor, duke pasur autonomi të plotë në kryerjen e politikave të saj tregtare, mund të bëhet anëtar i kësaj organizate.

Organizata Botërore e Tregtisë është një organizatë ndërkombëtare me qendër në Gjenevë të Zvicrës, e cila merret me nxitjen dhe vënien në zbatim të ligjeve dhe rregulloreve tregtare ndërkombëtare. Ajo themelua në vitin 1994 kur vendet anëtare të GATT-it firmosën një pakt të ri tregtar. OBT filloi punë më 1 janar 1995. Tani Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), ka 164 shtete. Kosova pret të bëhet e 165’ta anëtare./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë