Loading…

Pritet arrestimi i 22 zyrtarëve të lartë të shtetit (Video)

  • 09/01/2017 | 23:04

Pritet arrestimi i 22 zyrtarëve të lartë të shtetit (Video)

22 zyrtarë të lartë shtetërorë pritet të arrestohen shumë shpejtë për korrupsion dhe vepra të ndryshme penale, e në mesin e këtyre të arrestuarve do të ketë edhe ish ministra, zëvendës ministra, zyrtarë të lartë të kompanive publike e të tjerë.

Këtë e ka deklaruar, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli gjatë një emisioni në televizionin Tribuna Channel.

Sipas tij, 22 aktakuza të ngritura ndaj 22 zyrtarëve të lartë të shtetit shumë shpejtë do të jenë publike. Havolli, ka thënë se ka elemente të mjaftueshme dhe dyshime të bazuara që këta 22 zyrtarë kanë kryer vepra të rënda penale.

“Nuk ka të fortë më, ka përfunduar koha e të fortit para ligjit”, ka thënë ai.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion po ashtu ka deklruar se si agjenci kanë lëshuar mbi 100 opinione  për shkelje të mundshme të të ligjit të prokurimit, ku 90 përqind e tyre janë zbatuar nga autoritetet kontraktuese.

E, sa i përket ndryshimit të ligjit të konfliktit të interesit i cili sipas Havollit, pritet që këtë vit të kalojë në Kuvendin e Kosovës, i pari i AKK-së, ka pohuar se pret që ky ligj të zbatohet normalisht dhe të prek edhe nivelet më të larta shtetërore duke përfshirë edhe kryeministrin dhe ministra.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë