Loading…

Pritet rritja e çmimeve të derivateve në Kosovë

  • 15/10/2020 | 13:08

Pritet rritja e çmimeve të derivateve në Kosovë

Kohët e fundit, dukshëm, është shënuar rritja e çmimeve, në shumë produkte në vendin tonë.

Sa u përket derivateve, ato nuk është se kanë pësuar lëvizje të mëdha, porse pritet të ketë së shpejti.

Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë se qytetarët e vendit edhe më tej po shërbehen me çmimet më të lira në vend.

“Çmimet i përcakton bursa dhe organizata prodhuese OPEC, ku reflekton edhe në Kosovë. Çmimet në Kosovë sillen kështu: dieseli 0.85 centë deri në 0.92 centë, benzina 0.87 deri në 0.95 centë”, ka thënë Berjani në një bisedë për IndeksOnlinen.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë që e ka akcizen më të ulët për 0.22 centë për një litër”, ka theksuar ai.

“Sipas informatave ku ka qenë një takim me organizaten prodhuese e ka kundërshtuar Rusia. Ka kërkuar që të reduktohet prodhimi, por shtetet arabe e kanë kundërshtuar kështu që do të ketë rritje të lehtë të çmimeve, sepse prodhimi në OPEC, është në rritje”, vlerëson Berjani.

Berjani ka treguar se çmimet e derivateve në Shqipëri qëndrojnë më ndryshe.

“Çmimet në Shqipëri aktualisht janë kështu, fieseli 1.30 centë, kurse benzina 1.32 centë”, shtoi ai.

Vlen të përmendim faktin se që nga fillimi i pandemisë Covid-19 e deri tashti, qytetarët e vendit janë shërbyer me çmime të arsyeshme.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë