Loading…

Pritet të ketë rritje të çmimit të derivateve

  • 09/01/2021 | 21:08

Pritet të ketë rritje të çmimit të derivateve

Kohën e fundit dukshëm ka pasur lëvizje në çmimet e derivateve.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, përjashtim Maqedonia e Veriut.

“Për momentin çmimet tek ne sillen përafërsisht, Diesel 0,89 deri 0,96 cent, Benzina 0,90 deri 0,97 cent. Çmimet në Shqipëri janë kështu, Diesel 1.24 kurse Benzina 1.25”, ka thënë Berjani për IndeksOnline.

“Qytetarët e Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion përveç Maqedonisë Veriore e cila e ka akcizen për 0.22 cent më ulët. Çmimet me shumicë ka rritje por me pakicë nuk ka lëvizje. Në ditët në vijim pritet të ketë rritje të çmimir me pakicë””, shtoi tutje ai.

Berjani bën me dije se ditëve në vijim pritet të ketë rritje më të theksuar të çmimeve, kjo pasi që ka lëvizje edhe në tregjet ndërkombëtare, andaj pritet të reflektojë edhe tek ne.

“Për momentin çmimet janë këto, porse ditëve në vijim pritet të ketë rritje të çmimeve. Rritjen e çmimeve e dikton Berza dhe organizata prodhuese OPEC. Dihet organizata prodhuese ka reduktu prodhimin dhe automatikisht kemi rritje në tregjet botërore dhe kjo reflekton edhe në Kosovë”, shtoi tutje ai.

“Gjithmonë thuhet se naftëtarët më shpejt i rrisin çmimet më ngadalë i ulin, këtë e imponojnë stoqet të cilat kanë çmime më të lartë”, vlerësoi ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë