Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se situata meteorologjike mbetet e ngjajshme sikur edhe është parashikuar.
“Nga pasditja e së merkures vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga jugperendimi të cilat do ta zbusin këtë acar, por që sërish reshje bore pritet të kemi sidomos javën e ardhsme duke mos e përjashtuar edhe ditën e sotme ku do të ketë fluska te dobëta dhe ditën e premte dhe fundjavën ku reshjet do te jenë të intensitetit mesatar”, bën të ditur IHK, transmeton gazetametro.net
Poashtu, sipas parashikimeve të fundit reshje bore pritet të ketë edhe javën e ardhshme me intensitet më të shtuar , por që temperaturat e ulëta nuk do të jenë si ditëve te javes së kaluar, ato do të lëvizin ndermjet-12 deri -4 gradë Celsius, kurse dita e premte e kësaj jave parashihet te shenoj vlera pozitive si në viset e ulëta po ashtu edhe në ato të larta.
Shtypja atmosferike nuk do të jetë stabile por që kryesisht do të lëvizë rreth vlerave të normales. Do të fryj erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi rreth 8m/s. /gazetametro.net.