Loading…

Pritet zhvarrimi i mbi 2 mijë trupave në Kosovë

  • 14/12/2016 | 21:44

Pritet zhvarrimi i mbi 2 mijë trupave në Kosovë

Gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë mbi 2 mijë mbetje mortore janë varrosur pa iu bërë testi i ADN-së

Në mungesë të tij shumë familje kosovare kanë ngatërruar kufomat e të afërmve të tyre që janë vrarë gjatë luftës së vitit 1998-99.

Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur kanë thënë se procesi i zhvarrimit deri më tani është dashur të filloj, por që Qeveria e Kosovës, dhe EULEX, akoma hezitojnë ta bëjnë këtë.

Prenk Gjetaj Kryetar i Komisionit për të Pagjeturit ka thënë  se ky është një proces i dhimbshëm për familjarët të cilët i kanë varrosur të afërmit e tyre dhe tani duhet tu thuhet se duhet ti zhvarrosin sërish ato për ti vërtetuar se ai përkasin ato mbetje mortore asaj familje, shkruan Indeksonline.

“Asgjë deri më tani nuk a filluar sepse fillimisht duhet të identifikohet cilat janë rastet, pastaj duhet të bashkëpunuar me familjar prej të cilëve duhet të merren kampionet e gjakut dhe pastaj të filloj procedura e zhvarrimeve apo nxjerrjes se një pjese të ashtit për analizën e ADN-së”, ka thënë Gjetaj.

Ai gjithashtu ka shpjeguar se procesi zhvarrimit të mbetjeve mortore do të ketë një kosto të madhe për të cilin Qeveria dhe faktorët e jashtëm duhet të tregojnë gatishmëri pastaj të bëhen planet operative.

“Pas luftës metoda e identifikimit të mbetjeve mortore ka qenë përmes shenjave, teshave apo ndonjë identifikimi specifik, por të gjitha këto identifikime kanë dal se janë bërë gabimisht. Testet e para kanë treguar që ka gabime, në Mitrovicë ka dalë se është një përqindje e lartë diku rreth 17 përqind të mbetjeve mortore janë identifikuar gabimisht. Kjo tregon se edhe në vende tjera të Kosovës, janë bërë gabime të njëjta e që duhet të përmirësohen me anë të testit të ADN-së”, ka thënë Gjetaj.

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë