Loading…

Pritja në Shtëpine Bardhë: Çfarë i thanë liderët amerikanë Thaçit për Albin Kurtin

  • 28/02/2020 | 17:35

Pritja në Shtëpine Bardhë: Çfarë i thanë liderët amerikanë Thaçit për Albin Kurtin

Derisa shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, dje po jepte lajmin se ka vendosur të heq taksën por me kushte, Presidenti Hashim Thaçi qëndroi për vizitë në Shtëpinë e Bardhë. Atje liderët amerikanë i kanë bërë të ditur Kryetarit të vendit se Kryeministri Kurti duhet ta heqë taksën menjëherë, pa vendosur masa reciprociteti, shkruan Gazeta Metro.


Kryeministri Kurti dje para mediave e qytetarëve të Kosovës adresoi çështjen më të rëndësishme për vendin, heqjen e taksës.

Siç edhe dihet tashmë, ai tha se kjo do të hiqet pjesërisht më 15 mars, dhe me 1 prill mund të largohet plotësisht, nëse Serbia ndalon fushatën agresive për çnjohje ndaj Kosovës.

Për të mos u ndalur me këto kushte, Kryeministri ‘i dha afat’ edhe BE’së që deri në maj të merr një vendim për liberalizimin e vizave.

“Si Qeveri e Kosovës gjatë javës së ardhshme do të marrim vendim që nga data 15 mars të hiqet tarifa për lëndët e para që vijnë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Nëse Serbia ndalon fushatën, Kosova me 1 maj do ta heqë plotësisht taksën 100 përqind, për një periudhë prej 90 ditësh”, tha Kurti mbrëmë.

Mirëpo ky propozim i Kryeministrit të Kosovës nervozoi aleatin më të madh të vendin, SHBA’në, ku ambasadori Richard Grenell tha se nuk pranojnë masa gjysmake, shkruan Gazeta Metro.

“Nuk i përkrahim masat gjysmake të Kryeministrit Kurti. Qëndrimi ynë është shumë i qartë: taksat duhet të hiqen krejtësisht. Z. Kurti po bën gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë Presidentit Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Grenell.

E siç bëri të ditur shefi i Intelegjencës Amerikane, e njëjta për Kurtin iu kumtua edhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë pritjes që iu bë në Shtëpinë e Bardhë.

Këtë e konfirmoi edhe vet Kryetari i shtetit më herët, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku tha se heqja e taksës i është kërkuar nga Sekretari Mike Pompeo dhe Këshilltari për Siguri Nacionale, Rober O’Brien.

“Prandaj, nevoja që me urgjencë të merren vendimet e duhura ishte kërkesë dhe mesazh kryesor në takim me Sekretarin Pompeo dhe me Këshilltarin për Siguri Nacionale, O’Brien”, ka thënë sot Thaçi.

Kujtojmë se SHBA vazhdimisht ka deklaruar se Kosova duhet të heq plotësisht taksën 100 përqind, pa vendosur asnjë masë reciprociteti ndaj Serbisë.

Sipas liderëve amerikanë, kjo është mënyra e vetme që dy shtetet të kthehen në tavolinën e dialogut dhe të rifillojnë proceset e rëndësishme./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë