Loading…

Pritje deri në katër orë për të hyrë në Kosovë, ky është fluksi në pikat kufitare

  • 23/12/2021 | 23:10

Pritje deri në katër orë për të hyrë në Kosovë, ky është fluksi në pikat kufitare

Në pikat kufitare të Kosovës fluksi është i madh. Rikthimi i mërgimtarëve në vendlindje për festat e fundvitit ka bërë që pritjet për të hyrë në Kosovë të kalojnë 4 orëshin, transmeton Gazeta Metro. 


Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim të kufirit në Meradarë pritjet janë deri në katër orë.

Ata që po hynë në vend nga Merdarja po presin deri në katër orë.

Ndërkohë në pikën kufitare në Jarinje pritjet po zgjatin dy orë dhe kolonat kanë kaluar dy kilometra.

Po dy orë po u duhet të presin edhe atyre që hyjnë në vendin tonë nga Dheu i Bardhë. Atje kolonat kanë arritur në 700 metra.

Situatë e ngjashme është edhe në Muçibabë. Qytetarët që po vijnë në Kosovë po presin deri në një orë në kufi.

Ndërkohë, situatë tjetër është në dalje. Përveç në Jarinje ku pritja mund të zgjas deri në 15 minuta, në pikat e tjera kufitare pritjet s’kalojnë 10 minutëshin.

Më poshtë raporti i plotë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë