Loading…

Pritje madhështore e Thaçit nga Macron

  • 11/11/2019 | 22:03

Pritje madhështore e Thaçit nga Macron

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me Presidentin Francez, Emmanuel Macron, të cilit i ka konfirmuar se Prishtina është e gatshme për dialog me Beogradin, i cili sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Thaçi ka thënë se ndër të tjera, në takim me Macron kanë folur për rrugën euroatlantike të Kosovës, dialogut me Serbinë, paqen dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

“Pritja e presidentit Macron në Pallatin Elise, ku zhvilluam një takim bilateral dhe biseduam për perspektivën euroatlantike, për dialogun me Serbinë, për forcimin e paqes dhe të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Thaçi.

Tutje, Presidenti Kosovar njoftoi se Macronit i ka konfirmuar gatshmërinë e Kosovës për dialog me Serbinë, e cila do të çonte në njohjen e ndërsjelltë dhe anëtarësim në OKB.

Postimi i plotë i Thaçit:

Pritja e presidentit Macron në Pallatin Elise, ku zhvilluam një takim bilateral dhe biseduam për perspektivën euroatlantike, për dialogun me Serbinë, për forcimin e paqes dhe të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor.

Presidentit Macron ia konfirmova se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Marrëveshje e Paqes garanton më shumë mundësi për zhvillim dhe për jetë më të mirë, si më shumë prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Faleminderit për mbështetjen, president Macron./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë