Çifti i famshëm Priyanka Chopra dhe Nick Jonas kanë lindur fëmijën e tyre të parë nga një nënë surrogate, transmeton Gazeta Metro.
Aktorja dhe këngëtari të cilët u martuan në vitin 2018, bënë të ditur lajmin e mirë në profilet e tyre në rrjetet sociale, duke treguar se janë “të gëzuar” që janë bërë prindër.
Mediat e kanë përhapur menjëherë lajmin dhe çifti kanë theksuar se dëshira e tyre është realizuar me ndihmën e një nëne surrogate.
“Jemi shumë të lumtur që mund të konfirmojmë se kemi lindur një fëmijë përmes një surrogate. Ne po kërkojmë privatësi në këtë kohë të veçantë pasi që duhet të fokusohemi te familja jonë”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Instagram./gazetametro.net
View this post on Instagram