Loading…

Privatizimi i klubit Ferizaj ngjall debat në mbledhjen e sotme të Kuvendit mes pozitës dhe opozitës

  • 31/10/2019 | 11:48

Privatizimi i klubit Ferizaj ngjall debat në mbledhjen e sotme të Kuvendit mes pozitës dhe opozitës

Privatizimi i klubit Ferizaj nga investitorët  Anglez është bërë temë diskutimi edhe sot në seancën e Kuvendit komunal të Ferizajt, opozita insiston se investitorëve i është premtuar tokë për ndërtim nga ana e Kryetarit tëKomunës, përderisa pozita  e demanton një gjë të tillë dhe insiston se për biznese private nuk duhet të diskutohet në seanca të kuvendit, raporton Gazeta Metro.

Kërkesa e opozitës në seancën e Kuvendit Komunal të Ferizajt për futjen në rend të ditës diskutimin për sportin Ferizajas konkretisht privatizimin e Klubit Ferizaj nga investitorët Anglez nuk kaloi nga shumica e antarëve të kuvendit.

Burim Karameta asambleist nga radhët e LDK-së thekson se gjendja e sportit ferizajas është katastrofik dhe nuk është e arsyeshme që komuna t’i llogarisë klubet sportive OJQ ose biznese private kur ekziston kryesia e futbollit e formuar nga vet Kuvendi Komunal.

“Unë edhe në Komitet për Politik dhe Financa kam propozuar që të jetë si pjesë e rendit të ditës ku do të flitet për sportin Ferizajas, po e shohim që gjendja është katastrofike në sport, klubet nuk janë OJQ qysh po thuni ju, është formu kryesia e futbolit në qët sallë, na që jemi qitu e kemi formu edhe duhet të mirremi me këto klube kush është Kryetari i Komunës me ja premtu Anglezve se do ja falim tokën, keni ngre dollia në hotele se po privatizohet klubi tash pot thuni biznes privat, na brenda dhomës kemi aksioner të atij klubi andaj duhet me dit qata aksioner sa i kanë dhanë për këtë klub dhe sa i kanë marrë, pse po e merrni me kaq frigë, unë po kërkoj të diskutohet si pikë e rendit të ditës privatizimi i klubit” thotë Karameta

Asmableisti i PDK-së Arian Ibrahimi replikoi duke theksuar se Kryetari i Komunës edhe nëse kishte premtuar një gjë tillë e njejta do të diskutohej dhe do të votohej në Kuvend komunal

“Nuk kemi nevojë me diskutu për klubet private Komuna i ka pas të planifikuara vetëm 170 mijë euro subvencione për rini, kulturë dhe sport një klubi me ja dhan nuk mjaftojnë e jo për të gjitha aktivitetet, u përmend edhe toka normal që çdo investitor kërkon nga Kryetari i Komunës tokë, por çdo gjë që premton Kryetari ne prap do ta diskutojmë në këtë kuvend” tha Ibrahimi

Replika nuk mungoi as nga nënkryetari i komunës Naim Ferati i cili theksoi se klubi Ferizaj tani është shëndrruar në shoqëri aksionare dhe nuk e sheh të arsyeshme që në seancë të Kuvendit të diskutohet për probleme që nuk janë përgjegjësi e komunës.

“Për çështjen që po diskutohet nuk duhet të bëhet zhurmë a duhet të futet a jo në rend të ditës sepse kemi shumë qështje tjera me rëndësi se sa klubi, ne nuk kemi asgjë të fshehim, ajo pjesë nuk i takon aspektit publik të menaxhimit, të gjithë e dijmë që klubi ka organizuar kuvendin e sajë dhe ata kanë vendosur që klubi të shëndrrohet në shoqëri aksionare  dhe në kuadër të kësaj fushe komuna nuk jep përgjegjësi ligjore për këto kompani” tha Ferati

Diskutimi për klubin Ferizaj nuk morri votat e duhura dhe nuk u bë pikë e rendit të ditës në seancën e sotme të Kuvendit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë