Një person ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij ku edhe kanë kryer vjedhje, shkruan Gazeta Metro.
Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se, personat e panjohur kanë vjedhur, stoli ari, para të gatshme si dhe dy armë.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se rasti vazhdon të hetohet.
‘‘Fsh. Zojz, Prizren 06.02.2023 – 21:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij nga ku kanë vjedhur: stoli ari, para të gatshme si dhe dy armë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet’’, ka njoftuar PK’ja. /gazetametro.net