Në qytetin e Prizrenit është arrestuar një person, pasi që pas një mosmarrëveshje për pronën kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij, shkruan Gazeta Metro.
Viktima është dërguar pranë institucioneve shëndetësore dhe ka pranuar tretmanin e duhur mjekësorë.
Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Nuredin Shala, Prizren 02.12.2022, 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./gazetametro.net