Qytetarët e Prizrenit prinjë me numrin më të madh të martesave brena një viti. Vetëm gjatë vitit që lamë pas në Komunën e Prizrenit janë kurorëzuar 1646 çifte, shkruan Gazeta Metro.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë 2019, ku thuhet se në Kosovë janë kurorëzuar 17 mijë e 577 qifte-bashkëshortore.
“Sipas grup-moshave, dominojnë kurorëzimet te femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5 750 kurorëzime, ose 32.7%. Ndërsa, te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5 663, ose 32.2%”, thuhet në komunikatë.
Numri më i madh i kurorëzimeve ishin në komunën e Prizrenit (1 646 kurorëzime), ose 8.8%; në komunën e Prishtinës (1 364 kurorëzime), ose 7.3%; në komunën e Ferizajt (1 123 kurorëzime), ose 6.0%, etj.
Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, ku numri i femrave të kësaj kategorie ishte 10 757, ose 61.2% dhe numri i meshkujve ishte 11 983, ose 68.2%. /gazetametro.net