Loading…

Prizrenasja e armatosur deri në dhëmbë: Policia i gjen armë dhe mbi 200 fishekë

  • 12/09/2019 | 10:12

Prizrenasja e armatosur deri në dhëmbë: Policia i gjen armë dhe mbi 200 fishekë

Të mërkurën, Policia në Prizren ka bastisur shtëpinë e një të dyshuarës femër, ku më pas ka gjetur dhe ka konfiskuar armë dhe fishekë, transmeton Gazeta Metro.


Policia e Kosovës ka njoftuar se është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarës femër, ku janë gjetur dhe konfiskuar, një pistoletë, 161 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë dhe një pushkë gjuetie me 78 fishekë.

Raporti i Policisë së Kosovës:

Prizren 11.09.2019-13:10. Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarës femër K/Shqiptare janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, 161 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë dhe një pushkë gjuetie me 78 fishekë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë