Loading…

Prizreni 35 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë

  • 02/02/2017 | 11:38

Prizreni 35 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë

Për trajtimin e 1150 qenve endacakë Komuna e Prizrenit, e cila drejtohet nga Ramadan Muja, ka paraparë një buxhet prej 35 mijë eurosh. Hapja e ofertave për këtë proces prokurimi do të bëhet më 20 shkurt të këtij viti, shkruan sot Gazeta “Zëri”.


Komuna e Prizrenit, e cila drejtohet nga Ramadan Muja, ka shpallur tender për trajtimin e 1150 qenve endacakë të cilët gjenden në këtë komunë e ku për këtë qëllim ka paraparë të shpenzojë hiç më pak se 35 mijë euro.

Në njoftimin e publikuar në uebfaqe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) thuhet se operatorët ekonomikë (OE) që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces prokurimi duhet t’i ofrojnë dëshmi të kënaqshme autoritetit kontraktues se qarkullimi vjetor i tyre gjatë tre vjetëve të fundit ka qenë jo më pak se 70 mijë euro.

Po ashtu OE-të duhet të ofrojnë dëshmi për projekte të ngjashme të realizuara në tre vjetët e fundit të vërtetuar nga OE-të, ku përfshihen titujt e projekteve, numri, data e kontraktimit dhe vlera, minimumi të jetë 50.000 euro, shkruan “Zëri”.

Po ashtu, në dosje të tenderit autoriteti kontraktues, në këtë rast Komuna e Prizrenit, ka kërkuar listën e stafit të punëtorëve e ku mjeku veterinar të jetë me më së paku 5 vjet përvojë pune në profesion.

Po ashtu, në dosje të tenderit autoriteti ka kërkuar strehimore për sistemimin e qenve me kushte optimale për këtë lëmi, si dhe pajisje teknike motorike për kapjen e qenve në terren dhe bartjen e tyre në strehimore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë