Loading…

Prizreni do të bëhet me teleferik

  • 21/02/2017 | 09:02

Prizreni do të bëhet me teleferik

Autoritetet e pushtetit lokal të Prizrenit, të hënën kanë njoftuar se kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me Ministrinë e Infrastrukturës për financimin e projektit për ndërtimin e teleferikut për qasje në Kalanë e qytetit të vjetër. Vlera e mjeteve të ndara nga MI-ja për këtë projekt është një milion euro.


 

“Sot nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancimin e projektit të teleferikut në Prizren…”, ka thënë kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, shkruan sot “Koha Ditore”.

“MI-ja do të financojë projektin e teleferikut me 1 milion euro, derisa pjesën tjetër të kostos do ta mbulojë Komuna e Prizrenit, varësisht nga kostoja që del nga kompania që e fiton tenderin”, ka thënë Gashi, duke shtuar se gjatë ditës pritet që të hapen ofertat për projektet.

Muaj më parë Komisioni komunal për përzgjedhjen e projektit për qasje në Kalanë e Prizrenit lidhur me këtë çështje kishte mbajtur një takim publik me akterë të ndryshëm, ku qenë shfaqur mendime të shumta e shumë pak kundërshtime për parimin e sigurimit të qasjes fizike në këtë monument të vlefshëm arkeologjik.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë