Loading…

Prizreni përfiton investime rrugore nga Ministria e Infrastrukturës

  • 20/02/2017 | 12:56

Prizreni përfiton investime rrugore nga Ministria e Infrastrukturës

Ministri i Infrastrukturës,Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Prizrenit


MI-ja do të financojë realizimin e asfaltimit të rrugëve: Lubizhdë –  Skorobishtë në vlerë prej 50,000 €, Mazrek – Gjonaj – Bishtazhin në vlerë prej 50,000 €, Prizren – Velezhë në vlerë prej 50,000 €, Rogovë – Has në vlerë prej 50,000 €.

Po ashtu, MI do të financojë realizimin e projektit të shtruarjes së rrugëve me kubëza në fshatin Lubizhdë në vlerë prej 15,000 €, si dhe Teleferiku – Prizren në vlerë 1,000,000 €.

Ky Memorandum obligon MI-nëqë të sigurojë mjetet financiare për realizimine projekteve, ndërsa Komuna e Prizrenitobligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve, të kryejë procedurat e tenderimit të tyre, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet pa pengesabrenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetoredhe me kualitet të lartë, njofton kumtesa e kësaj Ministrie, transmeton gazetametro.net

Po ashtu, Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projektit, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për të mundësuar zbatimin e këtyre projekteve, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambinetit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe Ministrinë e Financave, si dhe të hartojë projektin për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandumi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë